Kuçi: Kurti ka qenë me UÇK-në kur i ka konvenuar elektoralisht

Prishtinë | 04 Maj 2021 | 18:15 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, tha se kryeministri Albin Kurti po i arsyeton mosveprimet e tij me veprimet e të tjerëve.

Kuçi thotë se Kurti tani e ka pushtetin që të veproj.

Postimi i plotë:

Kurti e ka pushtetin. Ende po i arsyetojnë mosveprimet e tyre me veprimet e të tjerëve. Nëse ke kundërshtuar Gjykatën Speciale parimisht, atëherë ardhja në pushtet është mundësi e zhbërjes së saj.

Tash, për të ilustruar më së miri transformimin pro Gjykatës, në qeverisjen e parë vendosi Shkëlzen Gashin, i njohur për qëndrimet kundër UÇK-së, si këshilltar. Në qeverisjen e dytë shkoj një hap më tutje; vendosi në krye të MJ-së Donika Gërvallën, që ka deklaruar publikisht se ka dorëzuar dosje kundër luftëtarëve.

Kurti ka qenë përkohësisht me UÇK-në, kur i konvenoj elektoralisht. Në pushtet, po lëpin atë që e pështyu në Kuvend; po dorëzon në Gjykatë luftëtarët me dorën e tij.

Të ngjashme