Kurti arsyeton takimin e Sveçlës me Gjuriqin: Aktivistët e VV-së ulen ku thotë organizatori

Prishtinë | 12 Dhj 2019 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti sonte në Jeta në Kosovë ka komentuar takimin e Xhelal Sveçlës me Marko Gjuriqin në Tiranë, duke thënë se aktivistët e partisë së tij ulen ku t’ju thotë organizatori.

‘’Çdokund marrim pjesë ne dhe është shumë mirë dhe aktivistët e VV’së ulen ku ju thotë organizatori. Do të kishte qenë gabim mos të shkonte aty. Xhelali ka qenë edhe më herët. Nëse shkon një zyrtar i Kosovës dhe paraqet qëndrimin duke mbrojtur shtetësinë, është gabim të mos jesh aty’’, ka thënë Kurti.

‘’S’ka konferenca që nuk ftohet VV’’.

Kujtojmë që Sveçla ishte kritikuar me të madhe për gjetjen e tij përballë Gjuriqit në tavolinë, duke qenë se VV gjithmonë ishte sulmuese ndaj të tjerëve për këto raste, shkruan Periskopi.

Të ngjashme