Kurti: Barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore, në rilindjen kombëtare kemi vepra me kryepersonazhe gra

Prishtinë | 08 Mar 2022 | 09:54 | Nga Leonora Kolukaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore, raporton Ekonomia Online.

Në ngjarjen me temën “Zhbëjmë paragjykimet, punojmë për gjithëpërfshirjen”, me rastin e Ditës së Gruas, organizuar nga Agjencia për Barazi Gjinore, shefi i ekzekutivit tha se për të arritur rezultate të mira është e domosdoshme barazia në fillim të shtetit.

“Përderisa gratë dhe vajzat mbajnë barrën e problemeve shoqërore ato janë thelbësore për të nxitur drejt zgjidhjes së tyre. Gratë e bëjnë aktivizimin e dyfishtë, merren me politikat e përgjithshme por gjithsesi edhe me çështje gjinore. Gratë nuk punojmë vetëm për gratë por ato punojnë po ashtu edhe për burrat. Duhet t’i aktivizojmë gratë e shkolluara dhe duhet t’i shkollojmë sa më lartë gratë e shkolluara”.

“Organizmi i përbashkët institucional e shoqëror për të jetësuar synimet për barazi dhe drejtësi është e vetmja alternativë, nuk mund të ketë barazi në shoqëri pa barazi në mes të gjinive, barazia gjinore është themeli i barazisë shoqërore. Por përderisa grat dhe vajzat mbajnë barrën e problemeve shoqërore ato janë thelbësore për nxitur dhe udhëhequr ndryshimet drejt zgjidhjes së tyre, gratë e bëjnë aktivizimin e dyfishtë merren me politikat e përgjithshme por gjithsesi edhe me çështjet gjinore, gratë nuk punojnë vetëm për grat por ato punojnë po ashtu edhe për grat”, tha Kurti.

Tutje kryeministri tha se duhet të aktivizohen gratë e shkolluara dhe të shkollohen gratë aktive.

“Duhet ti aktivizojmë gratë e shkolluara e duhet t’i shkollojmë sa më lartë gratë aktive. Krijimi i mundësive të barabarta është objektivi ynë i parë strategjik në programin e Kosovës për barazi gjinore që gratë të përfitojnë nga zhvillimi por edhe të kontribuojnë që të rrisin përfshirjen e pjesëmarrjen aktive e pjesëmarrjen në vendimmarrje”, tha Kurti.

Nderë të tjerash Kurti përmendi edhe stereotipat diskriminuese që sipas tij u kanë mohuar grave momentin për të bërë karrierë.

“Stereotipat diskriminuese gjinore u kanë mohuar vajzave dhe grave qasjen e barabartë për të bërë karrierë i kanë privuar vajzat dhe gratë nga realizmi i potencialeve të tyre ndërsa shoqëria është privuar nga zhvillimi që do të mund të sillte potencialin i gjysmës së popullsisë”, tha Kurti.

Për tu dhënë hapësirë vajzave në fushën e shkencës Kurti tha se janë ndarë afër 1500 bursa.

“Për të ndihmuar vajzat në shkencë këtë vit ne kemi ndarë 1365 bursa për vajzat në fushat e shkencës teknologjisë, ingjinierisë dhe matematikës e këtu janë inkurajuar vajzat nga viset rurale apo me status më të ulët socio-ekonomik dhe për komunitet jo shumicë”, tha Kurti.

Të ngjashme