Konjufca në disponim: Po më pyet Abelardi a doni me qit harç me shpërnda edhe Kuvendin

Prishtinë | 23 Maj 2024 | 14:20 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës sot ka mbajtur seancë plenare, ku si rrallë herë pozita e opozita janë bërë bashkë për t’i votuar disa marrëveshje ndërkombëtare.

Por, gjatë kësaj seance i disponuar u pa kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ai nuk la anash as batutat e tij, duke i bërë deputetët që të qeshin.

“Ka kërkesë nga disa gupet parlamente që të bëjmë zhvendosje të kësaj pike, të pikës së statutit të UP-së. E zhvendosim me dashtë. Abelard Tahiri po më pyet mos po doni me qit harç me shpërnda edhe Kuvendin”, tha Konjufca teksa po shqyrtohej pika për statutin e Universitetit të Prishtinës.

Në ato momente pasuan të qeshurat, ndërkaq dikush nga deputetët dëgjohej duke i thënë “a po e qet në votim kryetar”

Të ngjashme