28 bletarë certifikohen nga TIKA për Prodhimin e Mëmave dhe Qumështit të Bletës

Prishtinë | 23 Maj 2024 | 15:20 | Nga Flutura Sogonjeva Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

28 bletarë janë certifikuar sot nga Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), për përfundimin e suksesshëm të trajnimit për Prodhimin e Mëmave dhe Qumështit të Bletës – Programi për Zhvillimin e Bletarisë së Qëndrueshme”, raporton Ekonomia Online.

Nga ky trajnim që zgjati 10 ditë, 11 gratë u trajnuan për nxjerrjen e qumështit dhe 17 burra për kultivimin e amave.

Kryetari i Shoqatës së Bletarëve të Kosovës, Sylejman Zogjani, falënderoi agjencinë turke për mundësinë e përfundimit të këtij trajnimi. Tha se një program të tillë nuk e kanë pasur për 20 vite.

“Ky projekt ka qenë edhe më herët, por tani është edhe më specifik se sa tjerët për shkak se nuk e kemi pasur rastin asnjëherë që 20 vite me pas kësi projekti. Projekti është madhor, besoj qe as në rajon s’ka qenë më madhor se ky e që iu ka nevojitur Kosovës. E falënderoj shefin e grupit për ndihmën e dhënë. Tash me këtë projekt unë besoj që bletarët e Kosovës kanë mundësi edhe të marrin amë edhe cilësore edhe vendore”, tha Zogjani.

Shefja e Zyrës së TIKA-së në Kosovë Znj. Fulya Aslan, tha se sot është duke u zhvilluar pjesa e dytë e programit për zhvillimin e bletarisë së qëndrueshme në Kosovë.

“Në fazën e parë e kemi zhvilluar programin për bletarinë e përgjithshme në dy regjione Prishtinë dhe Pejë, duke e rritur numrin e bletarëve të trajnuar deri në 120 në Kosovë, kurse në kuadër të këtij programi kemi realizuar prodhimin e amave për 17 bletarë kurse për trajnimin e qumështit të bletëve kemi trajnuar 11 gra. Qëllimi jonë i këtij programi ka qenë që në vend se bletarët e Kosovës të marrin nga shtetet e rajonit, nën kushte të Kosovës të prodhojnë mbretëresha cilësorë, të cilat kanë veti të larta”, tha ajo.

Të ngjashme