Kurti deklarohet pas takimit me Mustafën

Prishtinë | 13 Gus 2019 | 12:26 | Nga Ekonomia Online

Pas takimit mes liderit të LDK-së, Isa Mustaga dhe atij të VV-së, Albin Kurtit, u njoftua se u diskutua situata politike në vend.

Lideri i VV-së, Albin Kurti ka shkruar në Facebook dhe tash do t’i kthehet shpresa qytetarëve, duke aluduar për koalicion të mundshëm LDK-VV.

Postimi i plotë:

Ky ishte takimi i parë me Prof. Isa Mustafën pas rizgjedhjes së tij kryetar i LDK-së. I urova punë të mbarë dhe shëndet. Biseduam për situatën politike në vend dhe gjendjen e rëndë ekonomike, për nevojën e daljes nga kriza dhe të vendosjes së shtetit në binarët e zhvillimit. Me 22 gusht dy grupet tona parlamentare do të jenë në përbërje të plotë për ta shpërndarë Kuvendin e për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të reja demokratike. Konstatuam që tashmë shpresa po rikthehet te qytetarët, për një të ardhme me drejtësi e përparim.

Të ngjashme