Kurti: Dhuna nuk do të tolerohet, të dënohet agresioni i bandave të nxitura nga Serbia

Prishtinë | 01 Gus 2022 | 13:23 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përsëritur qëndrimin se do të shtyhet vendimi për zbatimin e reciprocitetit për dy vendimet e Qeverisë në shtator në momentin që largohen të gjitha barrikadat, raporton Ekonomia Online.

Kurti në konferencën e përbashkët për medie me ministrin e Mbrojtjes, Xhelal Sveçla ka thënë se dhuna nuk do të tolerohet.

“Asnjë masë e marrë nga organet tona nuk merret në bazë të identifikimit etnik. Dhuna nuk do të tolerohet”, ka thënë Kurti.

Kurti duke falënderuar angazhimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, ka thënë se kupton shqetësimin e ngritur edhe nga BE-ja i cili sipas tij ka ardhur nga propaganda serbe për vendimet e Qeverisë.

Ai ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare të dënojë veprimet e grupeve kriminale në veri.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojw dhunën dhe agresionin e bandave të nxitura nga Serbia”, tha Kurti.

LEXO EDHE:

Të ngjashme