Kurti diskuton me Kosnett dhe Palmer para nisjes për në Bruksel

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kossnet, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka bërë të ditur se të hënën në mbrëmje ka zhvilluar një bisedë me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe të Derguarin e SHBA-së për Ballkanin, Matthew Palmer.

Kossnet tha se diskutimi ishte i gjerë dhe produktiv dhe ka shtuar se procesi i dialogut drejtuar nga BE mbetet thelbësor për suksesin e Kosovës.

“Diskutim i gjerë, produktiv me Kryeministrin AlbinKurti dhe Matt Palmer nga Departamentit i Shtetitn mbrëmjen e fundit. Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka shkruar Kosnett.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme