Kurti e sfidon Thaçin, e fton në debat televiziv bashkë me Sveçlën

Prishtinë | 30 Pri 2020 | 00:36 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ju është përgjigjur presidentit Hashim Thaçi, duke i bërë thirrje që të ballafaqohen live në një debat televiziv.

Kurti ka thënë se për sharjet e fyerjet që ja bënë Thaçi duke thirrur me zërin që i dridhet si kalama në studiot televizive, e ka një zgjidhje që të dalin në debat.

Kryeministri në detyrë ka thënë se Thaçi ta merr me vete Behgjet Pacollin, kurse unë Xhelal Sveçlën dhe Rashit Qalajn.

Postimi i plotë nga Kurti:

Presidenti i Kosovës, Thaçi, duhet të pushojë me këto kalime kufiri pa protokoll e në kundërshtim me masat e marra ndaj pandemisë COVID-19. Ai është shembull i keq që qytetarët nuk bën ta ndjekin. Sa për sharjet e fyerjet që m’i bën, duke thirrur me zërin që i dridhet porsi kalama nëpër studiot televizive, e kam zgjidhjen: le ta organizojmë një debat televiziv ku dalim ne të dy, pra, unë Kryeministri në detyrë dhe ai Presidenti jashtë detyrës. Nëse don, le ta marrë me vete edhe Behgjet Pacollin. Në atë rast, po, edhe unë po e marr Xhelal Sveçlën e Rashit Qalajn.

Të ngjashme