Kurti flet pas fitores: Qysh nesër do të filloj dialogun me LDK-në për formimin e qeverisë

Prishtinë | 07 Tet 2019 | 00:11 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga partia fituese e zgjedhjeve ka folur para mediave pas rezultateve të votimit.

Ka shpallur fitoren e partisë së tij, teksa ka thënë se i gjithë angazhimi ja ka vlejtur.

“Unë si kryeministër i ri i Republikës së Kosovës e shpall fitoren e Vetëvendosjes në zgjedhjet e 6 tetorit”, ka thënë ai.

“Kemi punuar shumë, jemi angazhuar gjatë mirëpo gjithçka ja ka vlejtur sepse për popullin tonë çka kemi bërë e kemi konsideruar si detyrë tonën”, ka shtuar ai.

“Qeveria e re duhet të kompensojë kohën e humbur dhe mundësitë e çuara dëm”, tha ai.

Teksa tha se që nga nesër do të fillojnë me angazhimet për formimin e Qeverisë së re.

Foli edhe për koalicionin e mundshëm me LDK-në.

“Sot, nuk do t’i kontaktoj, por qysh nesër do të vendos kontakt me LDK-në, që me subjektin që ishim në opozitë që ta kurorëzojmë ndryshimin”, tha ai. 

Të ngjashme