Kurti flet për koalicionin e ri qeverisës: Është kombinim i frustrimit dhe dështimit

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 22:34 | Nga Ekonomia Online

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti ka folur rreth koalicionit LDK-AAK-Nisma, si një koalicion për Qeveri të re të mundshme.

Në një intervistë televizive për ‘DPT Fidani’, kryeministri i shkarkuar e ka quajtur këtë koalicion si një i tillë i cili i ka humbur zgjedhjet dhe po përpiqet që ta zë trenin e fundit, i cili sipas tij iu ka ikur.

Madje ai tutje këtë koalicion e quan si një klub të stërvjetëruar, që sipas Kurtit është një kombinim i frustrimit dhe dështimit.

“Sdi si ta vlerësoj, është një lloj koalicioni i atyre të cilët kanë humbur zgjedhjet dhe që po përpiqen ta zënë trenin e fundit i cili i ka ikur. Ky është një klub i stërvjetruar i cili po përpiqet të formojë qeveri. Është kombinim i frustrimit dhe dështimit”.

Të ngjashme