Kurti i bindur: Telekomin do ta kthejmë në binar të zhvillimit, do të jetë lider

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 12:40 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Telekomi duhet që të kthehet në gjenerues të mirëqenies, raporton Ekonomia Online.

Këto komente ai i bëri kur së bashku me ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Ministrin e Financave, Hekuran Murati kanë vizituar Telekomin e Kosovës.

Ai më tej ka shtuar se kjo ndërmarrje do të kthehet në bina të zhvillimit sic ka qenë vite më parë dhe se do të jetë lider në vend.

“Unë erdh sot që t’i përgëzojë dhe t’i falënderojë Bordin, menaxhmentin dhe punëtorët për punën dhe angazhimin që e kanë bërë gjatë vitit 2021, sepse shumë prej punëtorëve këtu e kanë rimëkëmbur Telekomin e Kosovës pas limimit”.

“Për disa vjet me qindra miliona euro ka derdhur Telekomi në buxhet. Ne jemi të interesuar që Telekomin ta bëjmë lider në Kosovë ashtu siç ka qenë. Jemi të interesuar që bashkë ta nxjerrim Telekomin nga kriza dhe ta vendosim në binarët e zhvillimit”.

Ushtruesja e detyrës së kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hana tha se kjo ndërmarrje ka nevojë të madhe për ndihmë, duke shtuar se Qeveria për herë të parë po del në ndihmë.

“Është Qeveria e parë që po e ndihmo Telekomin dhe nuk po merr dividendën”.

Në tetor të vitit të kaluar Qeveria ka ndarë 40 milionë euro për financimet në dy ndërmarrjet publike, Trepça dhe Telekomi i Kosovës.

Të ngjashme