Kurti mirëpret emërimin e Stuart Peach si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor

Prishtinë | 02 Dhj 2021 | 18:37 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka reaguar pas emërimit të Stuart Peach nga Britania e Madhe si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, shkruan EkonomiaOnline.

Kurti në një postim në Twitter ka shkruar se pret një bashkëpunim të ngushtë me Stuart Peach në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.

“E mirëpres emërimin e Shefit të Ajror Britanik, Sir Stuart Peach, si i dërguar i posaçëm për Ballkanin Perëndimor dhe mezi pres të punoj ngushtë me të në mbrojtjen dhe promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor”, shkruan Kurti

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme