Kurti: Në Prizren dikush na ndali rrymën për ta dështuar tubimi

Prishtinë | 06 Qer 2017 | 11:39 | Nga

I nominuari për kryeministër nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se mbrëmë gjatë një tubimi për zgjedhjet e 11 qershorit në lagjen Tusuz të Prizrenit, dikush ua ndërpreu rrymën më qëllim për të ndal tubimin e tyre.

Kurti me anë të një postimi në facebook ka thënë se këto veprime nuk do t’i ndalin.

“Mbrëmë dikujt i pengoi pjesëmarrja masive në tubimin tonë në lagjen Tusuz të Prizrenit, dhe na e ndërpreu rrymën me qëllimin që të na i ndalte tubimin. Mirëpo terri nuk mund ta ndalë dritën që po vjen”.

“Koalicionet e hileqarëve dhe hajnave, bashkë me oligarkët dhe sharlatanët e tyre që shiten si analistë, nuk do të mund t’ia ndalin ndriçimin Kosovës”.

“Ndaj bashkohuni me VETËVENDOSJE!-n, bashkohuni me fitoren”, ka shkruar Kurti.

Fushata për zgjedhjet e 11 qershorit përmbyllet më 9 qershor ditën e premte.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme