Kurti përkujton 1 vjetorin e pritjes së refugjatëve afganë

Prishtinë | 29 Gus 2022 | 12:07 | Nga Ekonomia Online

Albin Kurti, kryeministër i Kosovës ka përkujtuar një vjetorin kur Kosova e strehoi grupin e parë të afganëve.

Strehimi i afganëve ishte kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi bashkëpunëtorët e SHBA-ve në Afganistan rrezikoheshin pasi talebanët e morën pushtetin.

Kurit përmes një postimi në Twitter ka treguar se kanë strehuar 1 mijë e 798 afganë.

“Një viti më parë, ne mirëpritëm grupin e parë të qytetarëve afganë që ishin larguar nga shtëpia e tyre në mes të kaosit dhe pasigurisë. Që atëherë, Kosova ka siguruar strehim për 1798 afganë. Ne jemi partnerë të aleatëve tanë dhe aleat të atyre që kanë nevojë për një dorë ndihmëse”, ka thënë Kurti.

E strehimi i afganëve ishte përshëndetur nga bashkësia ndërkombëtare.

Të ngjashme