Kurti pranon kërkesën e Thaçit, sonte mblidhet Këshilli i Sigurisë

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 19:32 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thirrur për sonte takim të Këshillit të Sigurisë, për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19.

Në mbledhjen e cila do të mbahet në ora 20:00, do të marrë pjesë edhe kryeminsitri Albin Kurti.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Takimi do të mbahet sonte, sepse kryeministri e ka pranuar kërkesën e presdientit dhe e ka parë të rrugës që mbledhja të mbahet sonte në ora 20:00.

Thaçi kishte kërkuar këtë mbledhje, pak orë më parë, ndërsa shkroi në Facebook, duke bërë thirrje të respektohen në përpikëri të gjitha udhëzomet e institucioneve të Kosovës.

“Sonte në orën 20:00, kam kërkuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për të biseduar për gjendjen dhe masat që duhet të ndërmerren për të luftuar në mënyrë më efikase pandeminë e virusit COVID-19. Në këto momente jo të lehta duhet t’i respektojmë në përpikëri të gjitha udhëzimet e institucioneve të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi. 

Të ngjashme