Kurti: Putini po na përmend shpesh por s’jemi të frikësuar, aleancat me BE-në dhe NATO-n i kemi të pashkëputshme

Prishtinë | 18 Mar 2022 | 17:03 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përmendur bilancin e luftës së fundit të Kosovë, në një konferencë të përbashkët me kancelarin e Austrisë, Karl Nehammer, raporton Ekonomia Online

Kurti pohoi se në luftën e fundit në Kosovë nga vendi janë dëbuar 860 mijë qytetarë, janë shkatërruar 120 mijë shtëpi e janë dhunuar mbi 20 mijë vajza e gra.

“Nuk ka dyshim që autokracia e cila zhvillonte luftë hibride e udhëhequr nga Kremlini është shndërruar në një despotizëm që bënë luftë duke shkelur çdo normë ndërkombëtare e njerëzore dhe në të njëjtën kohë pa qenë e provokuar dhe në mënyrë të pajustifikueshme sulmon një kombe një shtet tjerët”.

“Ne jemi shokuar nga pamjet në Ukrainë sepse na e kujtojnë vuajtjen tonë para 23-24 vjetëve ku po ashtu për çdo ditë në Kosovë kishim masakra nga policia dhe ushtria e Millosheviqit dhe kur u depërtuan rreth 860 mijë qytetarë të vendit tonë jashtë shtetit dhe 20 mijë gra e vajza u dhunuan, 120 mijë shtëpi u patën shkatërruar ose djegur dhe 80% e popullsisë janë dëbuar prej shtëpive të tyre në pranverën e viti 1999”, tha Kurti në një konferencë të përbashkët me kancelarin austriak.

Ai përmendi se si asokohe Serbia dhe Jugosllavia u sanksionuan për sulmin ndaj Kosovës.

“Edhe atëherë ka pasur sanksione ndaj Jugosllavisë dhe Serbisë së Millosheviqit që u pasuan me ndërhyrjen e NATO-s që përfundimisht e çliroi Kosovën në qershor të vitit 1999., një ndërhyrje që u bë për ta ndalur gjenocidin në Kosovë”, tha ai.

Kurti më tutje deklaroi se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin e ka përmendur Kosovën një herë në muaj, e tani sipas tij Kosova po përmendet shpesh nga presidenti rus.

“Në të kaluarën presidenti depostik Putin na ka përmendur një herë në muaj si Kosovë. Tash po na përmend disa herë në jave duke tërhequr paralele false, të paqena me Krimenë në Ukrainë. Pra ai i cili e kundërshtoi ndërhyrjen shpëtimtare të NATO-s, dëshiron ta keqpërdor rastin e Kosovës për ta ushtruar hegjemoninë e vet. Ne jemi të brengosur por nuk jemi të frikësuar”, tha ai.

Kryeministri pohoi se Kosova ka aleancë të pashkëputshme me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, duke shtuar se Kosova është e brengosur por jo e frikësuar.

“Populli ynë është bashkë dhe partneriteti dhe aleanca jonë me BE-në dhe me NATO-n, është e pashkëputshme. Përshtypja ime është që presidenti rus dëshiron të ulet në tryezën e negociatave jo me presidentin Zelensky por me presidentin Biden, e për këtë qëllim të tij, kam drojën që ai do ta intensifikojë luftën në Ukrainë por edhe ta shpërndajë atë diku tjetër. Kjo sepse ai nuk mund të ulet dot në tavolinën e negociatave vetëm me agresionin në Ukrainë. E Ballkani Perëndimor është i rrezikuar pasi edhe këtu ka luftë hibride. Sputniku e ka qendrën në Beograd, dhe 160 kilometra nga këtu ku jemi ne sot, në Nish gjendet e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse,. Ajo është një qendër aktive përplot me agjentë rus dhe jemi të brengosur por nuk jemi të frikësuar”, tha Kurti.

Të ngjashme