Kurti: Sikur jemi takuar me Borrell, do të takoheshim edhe me Lajçak

Prishtinë | 07 Shk 2020 | 12:46 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova nuk mund të ndikojë se kush zgjedhet në Bruksel dhe çfarë emisarë dërgojnë.

Lidhur me raportimet se Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak, do të jetë i dërguar i Borrell për ndërmjetësim në dialogun Kosovë-Serbi, Kurti është shprehur: “Jemi takuar me Borrell dhe do të takoheshim edhe me Lajçak. Ne s’e neglizhojmë dialogun, por nuk duhet të vonohemi as të ngutemi”.

“Porsa kemi filluar qeverisjen e mbarë. Në Serbi ka filluar fushata për zgjedhje. Jemi të kemi marrëdhënie të mira fqinjësore dhe bilaterale dhe për dialog parimor”, ka thënë ai, njofton Klan Kosova.

“Në ditët në vijim prioritet është përgatitja e buxhetit për vitin 2020, është programi Qeverisës dhe plani i punës së Qeverisë”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme