Kurti: Takimi interesant me Thaçin qëlloi me datën 13, ditën e premte

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 18:01 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është deklaruar për takimin që zhvilloi me presidentin e shtetit, Hashim Thaçin.

Ai përmendi se ishte datë dhe ditë interesante: “E premte, dhe i 13-ti”, raporton Ekonomia Online.

“Takimi që kisha me presidentin ishte pa shtrëngim duarsh. Për Coronavirus dhe përfundoi me ndërprerjen për Coronavirus, u dakorduam të takohemi të bashkëpunojmë sidomos për politikë e jashtme. Prej mini-shengenit, aleanca ballkanike deri tek dialogu në Bruksel e Washington dhe taksa. Takimi ishte i rëndësishëm, lajm i mirë për shtetin e Kosovën, takim substancial edhe pse mund të mos jetë menduar si i tillë do të vazhdohet në mënyrë që të mos ketë befasi për qytetarët dhe krerët institucional, ka vend për më shumë shpresë”, tha Kurti.

Kurti nuk tregoi nëse kanë biseduar edhe për akuzat ndaj njëri-tjetrit, për marrëveshje të fshehtë apo edhe për akuzat e të mërkurës të Thacit të bëra për Kurtin në rrjetin social Facebook.

“Kemi shprehur qëndrimet e njëri tjetrit nuk mund të them më shumë pasi  nuk  mendoj që është ndërtuar mirëbesimi i nevojshëm”, tha ai.

Të ngjashme