Kurti takon zejtarët e Prizrenit, premton mbështetje

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 16:32 | Nga Ekonomia Online

Kandidati që synon kreun e qeverisë, Albin Kurti, në agjendën e tij në Prizren së bashku me Mytaher Haskukën, u takuan me përfaqësuesit e shoqatës “Esnaf”, përkatësisht me kryetarin, Varis Xhejlani, të cilët merren me zejtari dhe përfaqësojnë zejtarët e Prizrenit.

Shoqata “Esnaf” ka 300 anëtarë në lëmi të ndryshme.

Ndërkaq, Kurti zbuloi disa pika se si mund t’i mbështesë ndërmarrjet e vogla, e këtë mendon ta bëjë me banka zhvillimore me interes të ulët, pra më pak se 3%, në mënyre që t’i forcojë ndërmarrësit vendorë që të zhvillohen më shumë.


Të ngjashme