Kurtin për kryetar e votuan mbi 10 mijë anëtarë të VV-së

Prishtinë | 22 Jan 2018 | 12:45 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Albin Kurtin, për kryetar të VV-së e votuan mbi 10 mijë anëtarë ose thënë në për qindje ai mori 98.82% të votave.

Adnan Rrustemi, Kryesues i Komisionit Zgjedhor të Lëvizjes Vetëvendosje, tha se pjesëmarrja në zgjedhje ishte 33.83% e anëtarëve, raporton Ekonomia Online.

“Sot që kemi marrë të dhëna më të plota nga terreni, kemi analizuar se numri total i anëtarëve tanë që prej vitit 2015 është rritur me gati në 60 %, ndërkaq numri i anëtarëve që kanë votuar dje në këto zgjedhje është rritur thuajse me 100%”.

“Në procesin e votimit të mbajtur dje, të gjithin në një ditë, kanë marrë pjesë 10,606 anëtarë, nga 31,350 anëtarë në total. Përqindja e pjesëmarrjes në votimin e djeshëm është 33.83%. Këto shifra shënojnë rekorde në pjesëmarrje sa i përket këtij lloj procesi zgjedhor në Lëvizjen Vetëvendosje”, tha ai.

Rrustemi tha se procesi zgjedhor i ditës së djeshme ka shënuar rezultat pozitiv krahasuar me dy palë zgjedhjet e kaluara.

“Kjo është hera e tretë që Lëvizja Vetëvendosje mban zgjedhje për kryetar. Zgjedhjet e para janë mbajtur në pranverën e vitit 2011, para se të miratohej Statuti i Lëvizjes Vetëvendosje, dhe para se të shkruhej e miratohej Rregullorja e Zgjedhjeve të Brendshme, me të cilën ne funksionojmë që prej vitit 2012. Votimi për kryetar në vitin 2011 nuk është zhvilluar në një ditë të vetme, por përgjatë një periudhe tre mujore. Gjithashtu në atë kohë nuk kishim vendosur as opsionin “abstenim” në fletëvotime. Për nga lloji i tij, votimi gati tre mujor që ka ndodhur në vititn 2011, është i pakrahasueshëm me zgjedhjet për kryetar të vitit 2015 dhe ato të vitit 2018”.

“Në vitin 2015 ne mbajtëm për herë të parë zgjedhjet për kryetar sipas Statutit dhe Rregullores së Zgjedhjeve të Brendshme. Për ta lehtësuar menaxhimin e procesit të votimit të vitit 2015, si dhe për të mundësuar një pjesëmarrje më të lartë, Qendrat e Lëvizjes u ndanë në dy grupe, dhe votimi u mbajtë në dy ditë, në datat 21 dhe 22 shkurt 2015: një herë në gjysmat e Qendrave, pastaj në gjysmën tjetër”.

“Në këto zgjedhje për kryetar, për herë të parë morën pjesë edhe Qendrat tona në mërgatë, si dhe ne përfshim për herë të parë në fletëvotim opsionin “abstenim”. Në zgjedhjet e për kryetar të vitit 2015 kanë marrë pjesë në votim 5,350 anëtarë, nga 19,576 anëtarë në total. Pra, përqindja e pjesëmarrjes në këto zgjedhje ka qenë 27.43%”.

Të ngjashme