Kusari-Lila: Lojërat e fatit nuk mbyllen për një orë, shteti ka dështuar

Prishtinë | 28 Mar 2019 | 17:37 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputetja nga radhët e Alternativës, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se lojërat e fatit nuk mund të mbyllen për një orë. Sipas saj, çdo pronar i kazinosë ka plan B që pas mbylljes së kazinove të operojnë edhe ilegalisht.

Kusari Lila fajin për vrasjet në kazino ia ka hedhur Ministrisë së Punëve të Brendshme, raporton Ekonomia Online.

“A jeni me të vërtetë qikaq të manipulueshëm. Vrasja e dy rojeve në kazino është dështim i Ministrisë së Punëve të brendshme. Çka ndodhi deri tash me lojërat e fatit dhe tragjeditë familjare e shpesh herë edhe prostitucion në këto hapësira”, ka thënë Kusari Lila.

“Nëse i mbyllim lojërat e fatit po i mbyllim edhe bankat se edhe kështu ashtu aty fajde po bohet. Shteti ka dështua atë që është dashtë me rregulluar me ligj e tash po vjen me e mbyllë për një orë. Secili që e ka një kazino e ka edhe planin B se ku me i dërguar këto kazino me operuar ilegalisht”, shtoi Kusari Lila.

?DREJTPËRDREJT – Vazhdon seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, në rend dite Projektligji për ndalimin e lojërave të fatit

Posted by EkonomiaOnline on Thursday, March 28, 2019

Të ngjashme