Kuvendi e pret Qeverinë për Demarkacionin

Prishtinë | 04 Maj 2017 | 09:12 | Nga

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka thënë se procedimi i demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend mbetet çështje e Qeverisë.

Kurse përfaqësuesit nga opozita, Pal Lekaj dhe Valdete Bajrami, kanë përsëritur qëndrimin e tyre se versioni aktual i demarkacionit është i papranueshëm për opozitën, shkruan “Epoka e re”.

Ata kanë thënë se kryeministri Mustafa është duke blerë kohë sa i përket çështjes së demarkacionit. Qeveria e Kosovës kishte paralajmëruar se gjatë kësaj jave do të procedohet në Kuvend Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi, por sfida për sigurimin e votave e ka shtyrë Qeverinë ta zvarrisë procedimin e demarkacionit në Kuvend.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme