Kuvendi përgënjeshtron Selmanajn: Thirrja në administratë është e paqëndrueshme

Prishtinë | 20 Pri 2022 | 13:28 | Nga Ekonomia Online

Kuvendi i Kosovës, përmes një reagimi zyrtar, ka kundërshtuar deklaratat e deputetit të Lidhjes Demokratike, Driton Selmanajt, se 48 deputetë kanë hapur për herë të parë xhirollogari kur kanë hyrë në Kuvend, dhe shumica prej tyre, sipas tij, të Lëvizjes Vetëvendosje.

“Në referim të deklaratës së deputetit Driton Selmanaj, Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun sqaron si në vijim: Administrata e Kuvendit nuk kërkon të dhëna nga deputetët lidhur me vendet e tyre të mëparshme të punës e rrjedhimisht nuk ka bërë dhe nuk as bën analiza e statistika përkitazi me këto punësime. Andaj, thirrja në administratë është e paqëndrueshme”, thuhet në reagimin e Kuvendit.

Të ngjashme