Kuvendi zgjedh kryesuesin dhe anëtarët e Bordit të ZRrE-së

Prishtinë | 02 Gus 2021 | 12:10 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryesuesin dhe anëtarët e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, raporton Ekonomia Online.

Kandidatë për kryesues të Bordit të ZRrE-së ishin: Ymer Fejzullahu dhe Vehbi Sojfiu.

Kurse kandidatë për anëtarë: Astrit Saraqini, Gani Buçaj, Arjeta Pajaziti- Qerimi dhe Lutfije Dervishi.

Pas procedurës së votimit në të cilën kanë marrë pjesë 67 deputet, 64 vota ka marrë Ymer Fejzullahu për kryesues. Ndërsa për anëtarë të Bordit janë zgjedhur Gani Buçaj me 60 vota dhe Lutfije Dervishi me 65 vota.

Ndryshe, ky votim po bëhet pa praninë e opozitës, të cilët e kanë lëshuar sallën pasi u bë ndryshimi i rendit të ditës.

Megjithatë, të njëjtën gjë nuk e ka bërë edhe deputetja Albena Reshitaj. E cila po ashtu është parë duke bashkëbiseduar edhe me kryeministrin Albin Kurti.

Ndërsa, para nisjes së votimit të zgjedhjes së kryesuesit dhe dy anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se kanë besuar se konkursi i ri do të sjellë numër më të madh të kandidatëve dhe cilësi më të madhe.

“Procesi ka qenë i zhvilluar me transparencë të plotë. 9 kandidatë i kanë plotësuar kushtet për kandidatë për pozitën e kryesuesit të Bordit dhe 19 për anëtarë të Bordit”, ka thënë ajo.

Të ngjashme