LDK-ja e kënaqur me paraqitjen e presidentit Thaçit në Këshillin e Sigurimit

Prishtinë | 18 Dhj 2018 | 13:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imet Rrahmani, ka treguar që është i kënaqur me paraqitjen e presidentit të vendit, Hashim Thaçi në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, raporton Ekonomia Online.

“Unë e kam përcjellë, jam i kënaqur me paraqitjen. Serbia nuk ka argumente dhe i ka të humbura të gjitha argumentet karshi Kosovës. Kosova duhet të shikojë si po sillet me partnerët dhe miqtë”, tha Rrahmani, raporton EO.

Rrahmani në një konferencë për media, tha se LDK ka qëndrimin e njejtë, që vendi të shkojë në zgjedhje dhe dialogu të udhëhiqet nga një qeveri legjitime.

“LDK-ja në vazhdimësi ka qëndrimin për dialogun nuk është kundër, por duhet të jetë një qeveri legjitime, ashtu siç parasheh Kushtetua, qeveria duhet të jetë në bisedime”

Këto komente Rrahmani i bëri gjatë një konference për media, ku foli për sistemin e shëndetësisë në vend.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT – Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) mban konferencë për medie

Posted by EkonomiaOnline on Tuesday, December 18, 2018

Të ngjashme