LDK-ja e lëshoi mbledhjen e Kryesisë, Vjosa Osmani nuk deklarohet

Prishtinë | 16 Pri 2020 | 16:58 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani nuk është deklaruar për medie pas mbledhjes së e Kryesisë, ku u  shqyrtuar tri nisma legjislative, raporton Ekonomia Online.

Ndonëse nisma e saj  për shqyrtimit për projektligjin për parandalimin dhe luftimin e Covid-19  u kundërshtua nga partia e saj, Osmani nuk e komentoi fare. Deputeti i LDK-së Kujtim Shala dhe Arben Gashi e kanë lëshuar mbledhjen e Kryesisë, pas disa mospajtimeve për këtë nismë ligjore.

Po ashtu janë shqyrtuar edhe dy nisma të tjera nga Partia Demokratike e Kosovës për plotësim/ndryshimin e ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe për shqyrtimin e masave shtesë për mbrojtje nga koronavirusi.

Ndërkohë, pas mbledhjes së Kryesisë, Kuvendi përmes një komuniktae ka njoftuar se pikë e rendit të ditës e kësaj mbledhjeje ishte procedimi për mendim në Qeveri i nismave ligjore: Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës, të iniciuar nga kryetarja e Kuvendit, dr.Vjosa Osmani dhe mbështetur nga pesë deputetë, si dhe Projektligjit për masat e përkohshme për ta lehtësuar efektin e Pandemisë “COVID 19” dhe Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 03/L-048 për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë, i plotësuar dhe i ndryshuar me Ligjin nr. 03/L-221, me Ligjin nr. 04/L-116, me Ligjin 04/L-194, me Ligjin 05/L-063, dhe me Ligjin 05/L-007, të iniciuara nga GP i PDK-së.

Në mbledhje u zhvilluan diskutime të gjera lidhur me raportin midis Qeverisë dhe Kuvendit, në rrethana pas votimit të suksesshëm të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë, e rrjedhimisht edhe për dërgimin e iniciativave ligjore për mendim në Qeveri nga ana e Kuvendit dhe marrjen e përgjigjes nga ana e saj.

Kryetarja e Kuvendit, Osmani, theksoi se Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e potencon rolin themelor të Kuvendit që të rregullojë me ligj të veçantë kufizimin e të drejtave e të lirive të njeriut në kohë pandemie. Prandaj, sipas saj, Kuvendi duhet ta ndërmarrë një hap të tillë sepse është në interes të shëndetit publik. 

Ajo ka theksuar se pavarësisht mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, Kuvendi është funksional, ndaj duhet ta ushtrojë kompetencën thelbësore të tij, që është ligjbërja. 

Në fund të mbledhjes, anëtarët e kryesisë dhe kryetarët e grupeve që ishin të pranishëm u dakorduan që Kryetarja e Kuvendit së  shpejti t`i takojë shefat e grupeve parlamentare që të tentojë sërish të harmonizojë qëndrimet në lidhje me arritjen e konsensusit për procedimin e mëtejmë të tri nismave legjislative.

Të ngjashme