LDK-ja krenohet se po garojnë me tri gra për kryetare, në dy komuna s’kanë kandidatë

Prishtinë | 16 Gus 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në zgjedhjet lokale do të kandidojë me kri gra për kryetare të komunave, raporton Ekonomia Online.

Kjo parti edhe zyrtarisht i është drejtuar KQZ-së në ditën e fundit, për certifikim të kandidatëve për kryetar dhe kuvende komunale.

Sibel Halimi, kandidate e kësaj partie për kryetare të Ferizajt, tha se për herë të parë garojnë me tri gra për kryetare dhe se në lista ka emra të rinj.

“LDK ka zyrtarizuar të gjithë kandidatët për kryetar në nivel komune dhe për herë të parë kemi kandidate tri gra për kryetare. Ky është një lajm i kirë dhe kemi përfshirje të reja në listat e asamblistëve”.

Ndërsa Xhafer Tahiri, kryetar i Vushtrrisë, e që pretendon edhe një mandat tha se në Han të Elezit e Skenderaj nuk do të garojnë për kryetar, por vetëm për asamble.

Lista e kandidatëve të LDK-së për kryetarë të komunave:

– Lutfi Haziri të jetë kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit;

– Anton Quni – kandidat për kryetar të Komunës së Prizrenit;

– Ilir Ferati – kandidat për kryetar të Komunës së Istogut;

– Hyrie Dobrunaj – kandidate për kryetare të Komunës së Deçanit;

– Burim Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Rahovecit;

– Besim Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Klinës;

– Bajrush Hoti – kandidat për kryetar të Komunës së Malishevës;

– Bexhet Xheladini – kandidat për kryetar të Komunës së Dragashit;

– Jeton Biqkaj – kandidat për kryetar të Komunës së Kamenicës;

– Ruzhdi Shehu – kandidat për kryetar të Komunës së Junikut”

– Sibel Halimi  kandidate për kryetare të Komunës së Ferizajt;

– Armend Agolli – kandidat për kryetar të Komunës së Mitrovicës;

– Teki Shala – kandidat për kryetar të Komunës së Gjakovës;

– Mehmet Krasniqi – kandidat për kryetar të Komunës së Obiliqit;

– Bedri Zeqiri – kandidat për kryetar të Komunës së Shtimes;

– Anduena Gllareva – kandidate për kryetare të Komunës së Drenasit;

– Shkëlqim Jakupi – kandidat për kryetar të Komunës së Kaçanikut;

– Bajrush Ymeri – kandidat për kryetar të Komunës së Novobërdës.

Të ngjashme