LDK-ja nesër mban konferencë për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti

Prishtinë | 29 Qer 2021 | 21:23 | Nga Ekonomia Online

Lidhja Demokratike e Kosovës nesër mban konferencë për medie.

LDK-ja ka njoftuar se konferenca do të mbahet në orën 11:00, ku do të flasin për 100 ditëshin e Qeverisë Kurti II.

Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të LDK-së.

“Nesër (e mërkurë), më datë 30 qershor 2021, në orën 11:00, Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. Tema: 100 ditëshi i Qeverisë. Konferenca mbahet në selinë qendrore të LDK-së”.

Të ngjashme