LDK-ja thotë se Qeveria po zhvatë paranë publike, paralajmërojnë rezolutë

Prishtinë | 12 Mar 2019 | 10:50 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kuvendi i Kosovës po mban seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara, e thirrur nga LDK-ja, mbështetur nga VV-ja dhe Alternativa, raporton Ekonomia Online.

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, tha se shpenzimet e paparashikuara tregojnë për logjikën e shpërdorimit të parasë.

“Qeveria që nga ardhja mandatit ka fillu një praktikë të keqe të ndarjes buxhetore. Ndarja e këtyre mjeteve po bëhet pa planifikim të qartë, pa analizë të nevojave që kanë vetëm një qëllim, të plotësojnë nevojat e fushatës së koalicionit PAN. Shpenzimet e paparashikuara mund të shpenzohen vetëm në raste të veçanta. Shmangia e dispozitave të tilla shpreh logjikën e shpërdorimit të parasë. E njëjta praktikë po ndodhë edhe gjatë këtij viti ku vetëm gjatë dy muajve janë ndarë mbi një milion euro, ku 500 mijë janë ndarë për festimin e Pavarësisë”, ka thënë Selmanaj.

Ai tha se ka kërkuar llogari për shumën e shpenzuar, por deri më tani nuk ka marrë përgjigje.

“Shënimi i Pavarësisë, qeveria me 12 shkurt ka nxjerrë vendim që nga fondet rezervë të ndahen 500 mijë euro për këtë festë. Këtë ngjarje qeveria nuk ka mund ta parashikojë më herët. Jo vetëm forma e marrjes së këtij vendimi, e pakuptimtë është edhe shuma e ndarë. Qeveria për aktivitete të njëjta ndan shtatë fish më shumë, pra 500 mijë euro. Për një laps kimik është paguar nga kompania  “Dizarium”, çmimi 3 euro. Për dhjetë ditë nuk ka ministri e zyrë të kryeministrit që nuk kam kontaktu për një laps kimik dhe asnjë përgjigje s’kam marrë. Shtrohet pyetja a janë bë këta lapsa. Kjo qeveri lapsit ia ka ndërru funksionin, në vend që me shkru me laps, po vjedh me laps”, tha Selmanaj, raporton EO.

“…Përderisa qeveria shpërndan para pa asnjë kriter, ajo injoron në tërësi rastet kur fatkeqësia u vjen nga Zoti. Katër fshatra ishin vërshuar nga vërshimet dhe përgjigjen që morën nga qeveria ishte se qeveria nuk ka buxhet. Qeveria aktuale ka alergji ndaj kulturës e parasë publike dhe nuk ka planifikim të saj”.

Ai tha se në fund të këtij diskutimi do të paraqesin një rezolutë me dy kërkesa:

1. Qeveria duhet të ndalë menjëherë praktikën e ndarjes së mjeteve pa kritere financiare.

2. Ka afat një javë të sjellë në Kuvend raportin për procedurat dhe mënyrën e shpenzimeve të mjeteve për shënimin e vjetorit të pavarësisë 2019 dhe 550 vjetorit të Skënderbeut.

Të ngjashme