Lekaj: Luftën tonë për liri nuk ka akuzë që e njollosë

Prishtinë | 24 Qer 2020 | 21:04 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar pas ftesave të bëra nga Gjykata Speciale ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Lekaj ka thënë se Presidenti Thaçi, Kryetari Veseli dhe të gjithë luftëtarët e tjerë janë emblema më të cilën ka triumfuar e drejta jonë për liri.

“Luftën tonë për liri nuk ka akuzë që e njollosë. Presidenti Thaçi, Kryetari Veseli dhe të gjithë luftëtarët e tjerë janë emblema më të cilën ka triumfuar e drejta jonë për liri. Ashtu siç ishim së bashku në luftë, ashtu jemi së bashku edhe sot në mbrojtjen e vlerave të saj”, ka shkruar Lekaj.

Të ngjashme