Lëvizja në ”rikuerc” e Vetëvendosjes

Prishtinë | 25 Jan 2018 | 08:29 | Nga

Nëse të pakënaqurit nga lëvizja “Vetëvendosje” do ta formojnë një subjekt të ri politik me në krye Visar Ymerin, LDK-së do t’i kalojë primati i partisë më të madhe parlamentare.

Albin Kurti pas konfirmimit si kryetar i ri i lëvizjes “Vetëvendosje” deklaroi se pavarësisht dorëheqjeve partia nuk do të ndahet.

Sipas tij, janë disa dorëheqje të aktivistëve të zëshëm dhe me përgjegjësi, duke aluduar në ish-kryetarin Visar Ymerin, në ish-nënkryetarin Dardan Sejdiun dhe në disa deputetë të tjerë dhe asgjë më shumë.

Megjithatë, analistët politikë vlerësojnë se partia e Albin Kurtit pothuajse do të përgjysmohet, duke aluduar në numrin e deputetëve të rreshtuar nga krahu anti-Kurti, ku përfshihet ish-sekretari Dardan Molliqaj, ish-kryetari Visar Ymeri, etj.

Këta të fundit e kanë kundërshtuar kandidimin e Albin Kurtit për kryetar të lëvizjes “Vetëvendosje” pas shpërfaqjes së pakënaqësive të brendshme, shkruan “Zëri”..

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme