Fatmir Limaj kërkon Grup të Unitetit

Tiranë | 12 Sht 2018 | 10:58 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, ka kërkuar grup të unitetit në kohën kur Kosova pritet të finalizojë negociatat me Serbinë, të ndërmjetësuara nga Brukseli zyrtar dhe të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Duhet të jemi unikë, të ndërtohet grupi i unitetit”, është shprehur Limaj para gazetarëve, raporton EkonomiaOnline.

LEXO EDHE: “Vuçiqi është një Millosheviq i dytë, plus një Çubrilloviq”

Pas takimit me ish-kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berisha, lideri i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka falënderuar Berishën për përkrahjen e vazhdueshme.

“Të bashkuar e unik kosova do të ecë përpara. Falënderoj Berishen për përkrahje,” deklaroi shkurt Limaj.

LEXO EDHE: Veseli në Tiranë: Askush nuk mund ta ndajë Kosovën

Fatmir Limaj, është propozuar nga kryeministri, Ramush Haradinaj, të jetë në krye të delegacionit negociator për normalizimin  e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Pjesë e ekipit negociator do të jenë edhe zëvendëskryeministrat tjerë Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, dhe Dardan Gashi dhe ministri Mahir Yagcilar dhe Avni Arfifi.

Në ekip është Qeveria ka kërkuar përfaqësim edhe të partive opozitare dhe shoqërisë civile.

Të ngjashme