Limaj nominohet zyrtarisht për kryeministër nga koalicioni Nisma-AKR-PD

Prishtinë | 12 Sht 2019 | 02:15 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni NISMA-AKR-PD do ta nominojë sot edhe zyrtarisht, Fatmir Limajn për kryeministër të vendit.

NISMA-AKR-PD do të mbajë, të enjten pasdite, Konventën e ku do të nominohet për kryeministër të vendit, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Konventa do të mbahet në Qendrën e Panaireve në Shkabaj- Bërnicë duke filluar nga ora 18:00.

Koalicioni NISMA-AKR-PD nga shumë kush po vlerësohet si përcaktuesit për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Ndërkohë që zyrtarë të Nismës e kanë vlerësuar si koalicion fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit.

Të ngjashme