Limaj: Pas rinumërimit Nisma arrin 5.5 për qind, votat nga Serbia të parregullta

Prishtinë | 23 Tet 2019 | 18:02 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i partisë Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në një konferencë për media ka thënë se pas rinumërimit të vendvotimeve koalicioni që ai udhëheq ka arritur të kalojë pragun zgjedhor prej 5 për qind, raporton EkonomiaOnline.

Ai ka thënë se aktualisht Nisma-AKR-PD kanë 5.5 për qind të votave dhe se do të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.

“Duat të njoftoj që nga numërimi i votave të rregullta. Nisma dhe koalicioni ka aktualisht 5.5 që do të thotë që koalicioni do të jetë pjesë e koalicionit” Ajo që po na shqeton që deformimi i votave të rregullta, mund të them që aktualisht koalicion ka 5.5 dhe tentimet e sotme që votat e rregullta që të procedohen është shkelje”, ka thënë ai.

Limaj tha se votat e ardhura nga Serbia janë të parregullta dhe si të tilla nuk duhet të procedohen.

“Ajo që po na shqetëson që deformimi i votave të rregullta, mund të them që aktualisht koalicion ka 5.5 dhe tentimet e sotme që votat e rregullta që të procedohen është shkelje.  Votat e ardhura nga Serbia janë të parregullta dhe si të tilla nuk duhet të procedohen. Apeli ynë është mos e shkelni ligjin dhe ndikon në deformimin e vullnetit të qytetarëve. Unë kërkoj nga KQZ- të thirr mbledhje dhe të ndalojë që përmes votave të parregullta të deformojë vullnetin e qytetarëve”, tha ai.

Të ngjashme