Limaj: Serbia i mohon krimet sepse ne kujtohemi vetëm një herë në vit për Reçakun

Reçak | 15 Jan 2020 | 11:28 | Nga Bashkim Bekolli Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i shoqëruar nga zyrtarë tjerë të kësaj partie kanë bërë homazhe me rastin e 21-vjetorit të masakrës së Reçakut, raporton Ekonomia Online.

Limaj tha të gjithë ata që kryen masakra të tmerrshme në Kosovë, sot janë në krye të shtetit serb dhe e drejtojnë atë përderisa të tjerët heshtin.

Ai ka hedhur akuza në drejtim të krerëve të shtetit duke thënë se kujtohen për këtë masakër vetëm në përvjetorë prandaj sipas tij edhe Serbia sillet në këtë mënyrë.

 “Masakra e Reçakut është në themelet e lirisë së Kosovës. Me këtë rast duhet të shpreh konsideratën dhe përkuljen për dëshmorët dhe martirët e kombit mbi të cilët janë ndërtuar themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Të bashkëndjejmë të gjithë strukturat jo vetëm një herë në vit, por të bashkëndjejmë çdo ditë me te kaluarën tonë historike që ka sjellë këtë liri që e gëzojmë sot. Të shohim pse rreth nesh me qindra masakra nuk janë të hetuara dhe ata që kanë kryer këto masakra kanë marrë guximin t’i mohojnë ato. Duhet të kthejmë kohën dhe mos t’i kujtojmë vetëm një herë në vit, kjo është hipokrizi”.

“Sot në strukturat drejtuese të shtetit serb të gjithë janë ulur këmbëkryq të gjithë ata që kanë kryer masakra drejtojnë shtetin dhe janë ulur këmbëkryq dhe të tjerët heshtin çfarë kanë bërë ata njerëz para 20 vite, ne këtu i kujtojmë vetëm një herë në vit dhe prandaj sillen ata ashtu”, tha Limaj, raporton EO.

Të ngjashme