Limaj takohet me ambasadorin italian, bisedojnë për zgjedhjet e 6 tetorit

Prishtinë | 13 Sht 2019 | 13:06 | Nga Ekonomia Online

Fatmir Limaj, zëvendëskryeministri në detyrë, është takuar sot me ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Limaj tha se ata biseduan për aktualitetin politik në vend dhe zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

“Bashkërisht konstatuam se vendit i duhet një proces i rregullt zgjedhor nga i cili do të formohen institucionet e ardhshme”.

“Kosovës i duhet një Kuvend funksional dhe një qeveri e cila do t’i adresojë temat që e presin vendin, siç është dialogu me Serbinë, zhvillimi ekonomik, hapja e vendeve të reja të punës dhe reformat në drejtësi. Ambasadorin e falënderova për punën dhe angazhimin e tij në funksion të thellimit të marrëdhënieve mes dy vendeve tona mike”.

Të ngjashme