Liverpooli i hapur për shitjen e Shaqirit

Prishtinë | 08 Sht 2020 | 14:47 | Nga Ekonomia Online

Raportohet se Liverpooli është i gatshëm që ta shesë Xherdan Shaqirin në këtë afat kalimtar, por ende nuk ka marrë ndonjë ofertë zyrtare për anësorin, raporton Liverpool Echo.

Shaqiri kishte luajtur një rol të rëndësishëm në sezonin e tij të parë në Anfield Road, duke bërë 30 paraqitje në të gjitha garat, derisa kishte shënuar gjashtë gola, përfshirë kundrejt rivalit Manchester Unitedit.

Megjithatë, në edicionin që lamë pas Shaqiri pati vetëm 11 paraqitje, duke mos arritur të japë kontributin e tij në titullin e Premier Ligës për shkak të problemeve me lëndime.

Megjithatë, nëse nuk ka ndonjë ofertë për të atëherë Liverpooli është i kënaqur ta mbajë në radhët e veta për shkak të përvojës që ai ka.

Të ngjashme