Lladrovci: Aktakuzë e padrejtë, unë dhe ushtarët e UÇK-së besojmë në pafajësinë e Thaçit e Veselit

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 22:38 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci, i cili vie nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, e vlerëson të padrejtë aktakuzën e Prokurorisë së Specializuar ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli.

Lladrovci thotë se të gjithë ish-pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, besojnë në pafajësinë e Thaçit dhe Veselit, njofton Klan Kosova.

”Kjo aktakuzë është e padrejtë”.

”E padrejtë sepse asnjëherë nuk ka ndodhur të bëhet publike aktakuza pa u marrë konfirmimi”.

”Unë dhe të gjithë ata ushtarë të UÇK-së besojnë në pafajësinë e tij dhe besoj që do të triumfojë”.

Pyetur në Rubikon me Adriatik Kelmendin se pse ishin të parët Hashim Thaçi e Kadri Veseli në aktakuzën e Prokurorisë Speciale, Lladrovci u shpreh se është synim i saj për ta dëmtuar shtetin e Kosovës, njofton Klan Kosova.

”Unë nuk e di më se kë do ta ftojnë, por prokurori e ka bërë njoftimin, këta të dy janë themelues të UÇK-së”.

”Kjo aktakuzë e Prokurorisë së Specializuar e ka një synim që ta dëmtojnë shtetin e Kosovës sidomos kur faktori shqiptar i Kosovës nuk është unik sa duhet”.

”Ushtarët e UÇK-së nuk kanë bërë asnjëherë ndonjë krim ndaj popullësisë”

Të ngjashme