Lluka në Gjakovë: 10 shtyllat e programit të AKR-së garantojnë uljen e papunësisë

Gjakovë | 29 Sht 2019 | 19:02 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, kandidat për deputet nga radhët e AKR-së, ka shpalosur programin e tij dhe të AKR-së para bashkëqytetarëve të tij në Gjakovë.

“Në qeverisjen e koalicionit tonë, me planin tonë për zhvillim ekonomik, duke zbatuar 10 shtyllat e programit tonë, do të garantojmë tërheqje të investimeve të huaja dhe zhvillim të prodhuesve vendorë, dy këto që do të gjenerojnë vende pune për të ulur papunësinë”, ka thënë Lluka, transmeton Ekonomia Online.

“Para qytetarëve të mi, kërkova besimin për të mos e tradhtuar kurrë, për të bërë më shumë. Për të rinjtë e të rejat, për pensionistët, gjyshërit e prindërit tanë, mësuesit e arsimtarët, infermierët e doktorët. Për të gjithë njerëzit e jashtëzakonshëm, patriot e dashamirës të Republikës”.

Lluka ka treguar se në ditët në vijim, përmes takimeve të ndryshme me qytetarë do të vazhdojë shpalosjen e programit zhvillimor të partisë që drejtohet nga Behgjet Pacolli.

“Ju faleminderit përzemërsisht për ata që ishin prezent në përkrahje të kandidaturës time”, ka falënderuar Lluka, nëpërmes një postimi në Facebook.

“Faleminderit Gjakova ime ❤”, ka shkruar mes tjerash Lluka.

Image may contain: 24 people, people standing, crowd and indoor
Image may contain: 2 people, people standing
Image may contain: 13 people, people smiling, people standing, wedding, crowd and indoor

Të ngjashme