Lushtaku: Nuk kemi pasur thirrje nga VV-ja, nuk qëndrojmë në sallë

Prishtinë | 04 Pri 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, në një bisedë telefonike për Ekonomia Online ka thënë se nuk kanë pasur asnjë thirrje nga VV-ja, duke shtuar se PDK nuk qëndron në sallë kur të votohet presidentja Osmani.

“Jo nuk kemi pasur asnjë thirrje nga VV-ja, PDK nuk qëndron në sallë për shumë arsye, se nuk është unfikuese zonja Osmani”, tha ai për Ekonomia Online.

Tutje, ai shtoi se nuk ka informacione se deputeti Halitit do të jetë i pranishëm ne seancën e cila pritet të mbahet në ora 17:00.

“Nuk e kam ndonjë informacion, kontaktone vetë zotin Haliti”, tha ai.

Të ngjashme