Lushtaku do ta mbështesë Jasharin edhe në fushatën elektorale

Prishtinë | 02 Sht 2017 | 13:20 | Nga

Partia Demokratike e Kosovës për herë të parë nuk do të garojë në bastionin e saj, Skenderajn, kjo pasi Bekim Jashari ka shpallur edhe zyrtarisht kandidaturën për kryetar të kësaj komune.

Mirëpo, ky propozim i djalit të dëshmorit Hamëz Jashari, nuk po brengos zyrtarët e PDK-së. Njëri prej personave i cili kishte ‘përvjelur mangët’ për t’i hyrë garës për kryetar, Nuredin Lushtaku, thotë se do ta përkrah Bekimin për zgjedhjet e 22 tetorit. Madje, Lushtaku në një prononcim për “Indeksonline” tregon se do t’i bashkohet Jashari edhe në fushatën parazgjedhore.

“Kandidaturën e tij e mirëpresim. Jemi tërhjek me arsyen se ai ka kandiduar i pavaruar dhe unë jam në mbështetjen e tij deri në maksimum. Nuk e shoh dorëzim të PDK-së, por nëse dikush e she mundesh me vet dikën tjetër ma nalt”, ka thënë ai, duke shtuar se tani do të merremi me fushatë.

“S’kam pretendime kurrfarë. Jam në mbështetje të Bekimit deri në fund dhe asnjë pretendim nuk kam. Po normal që do të jem në fushatë me të”, ka thënë Lushtaku.

Në fund, ish-deputeti i Kuvendit të Republikës shprehet i bindur se asamblistët e PDK-së nuk do ta bllokojnë Jasharin në vendimet komunale.

“Nuk ka kërkesash. Kryetari i ka kompetencat e veta dhe unë e di atë punë. Asambleja duhet me mbështetë kryetarin dhe ai do të ketë një bashkëpunim të mirë me të”, është shprehur ai.(Indeksonliline)

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme