Lutfi Haziri: Vetëm restoranti po e bashkon koalicionin qeverisës…

Prishtinë | 30 Mar 2018 | 15:33 | Nga

Kryetari i Gjilanit njëherësh nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka ironizuar me zhvillimet e fundit.

Ai në facebook ka shkruar se vetëm restorantet po i bashkojnë partnerët e koalicionit.

Sipas tij, deportimi i turqve nuk ka guxuar të bëhet pa dijeninë e udhëheqësve të shtetit.

Lexo postimin e plotë:

E premtja e Pashkëve mund të përshkruhet si ngjarje me deportime, shkarkime e kaos institucional, me qëllime e kërkesa politike në Mitrovicë, kërkesa ultimative e ‘deportime’ të profesorëve gylenistë, e me shkarkime politike të dy autorititeve të sigurisë. Kah po shkojmë tash?

Serbinë e kemi në armiqësi, por a duhet edhe me shtetin mik, Turqinë, t’i ‘çartim’ punët me këtë ‘harq’? Deportimi i tyne nuk ka guxu me ndodhë pa dijeninë e autoriteteve shtetnore.

Si duket, meqë në zyre të shtetit nuk po koordinohen punët, ka mbetë restoranti si vendi që po e bashkon koalicionin qeverisës për me e gjetë udhën e humbun!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme