LVV kundër Mogherinit, Shpend Ahmeti s’ka vend në ekip

Prishtinë | 12 Dhj 2018 | 13:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja Vetëvendosje po vlerëson se Përfaqësuesja e Larte e Politikave të Jashtme në Bashkimin Evropian, Frederica Mogherini, ka devijuar nga roli i saj i ndërmjetësueses, raporton Ekonomia Online.

Kështu ka pohuar nënkryetari i VV-së, Besnik Bislimi. Ky i fundit foli edhe për kryetarin e PSD-së, Shpend Ahmeti. Sipas tij, Ahmeti nuk mund të jetë pjesë e ekipit negociator.

“BE-ja është më shumë se Mogerini, ajo ka devijuar nga roli i saj ndërmjetësues”, tha Bislimi.

“Shpend Ahmeti nuk është deputet dhe nuk mund të jetë pjesë e ekipit negociator nuk e ka vendin aty në ekip, njerëzit që shkojnë në negociata duhet të kenë mbështetjen e qytetarëve”, tha Bislimi.

Këto komente nënkryetari i VV-së, i bëri gjatë një konference për media, ku foli edhe për rezolutën e propozuar nga PSD për dialogun dhe se a do jetë VV përkrahëse e saj.

“Pikënisjet për çfarë do rezolutë duhet të jetë përjashtimi i Thaçit, formimi i ekipit negociator dhe vetëm pasi të jetë biseduar për fazën e dialogut dhe marrëveshjet e deritanishme. Nuk ka ndryshim radikal të be me neve qasje e tillë ka qenë edhe më  herët, Kosovës i janë ofruar marrëveshje jostandarde si ajo e MSA-së në BE kemi dërguar persona jokompetentë”, shton Bislimi.

Ndërsa, deputetja Fatmire Kollçaku tha se Kosova duhet të bëj një listë me dëmet që i ka shkaktuar Serbia, Kosovës dhe t’i kompensojë ato dëme.

Lëvizja Vetëvendosje gjatë kësaj konference tha se institucionet kompetente të vendit po neglizhojnë në raport me  vdekjet e personave në vendin e punës dhe padrejtësitë që u bëhen atyre në orarin e punës

Deputetja Kollçaku, tha se njerëzit që humbën jetën gjatë punës po lihen anash dhe nuk po trajtohen dinjitetshëm dhe as emri i tyre nuk po u dihet por vetëm përmenden si “raste”, raporton Ekonomia Online.

Kollçaku ka përmendur disa nga punëtorët të cilët gjatë punës së tyre janë aksidentuar në mënyrë fatale ku kanë përfunduar me vdekje dhe që ende nuk janë zgjidhur rastet e tyre.

“Ne shprehim shqetësimin e madh edhe pse kohë pas kohe flasim, por ende çalon legjislacioni, ligji i punës është në plotësim-ndryshim por ligji aktual nuk po zbatohet. Bizneset duhet të inspektohen dhe që duhet të shikohen se si licencohen këto kompani kur nuk kanë mundësi të i krijojnë kushtet adekuate për punëtorët. Edhe pse kemi numër të vogël të inspektorëve, por kompanitë duhet të inspektojnë kompanitë dhe të i obligojnë që të kenë ekspert që do kryjenë trajnimin për stafin e pakualifikuar”, u shpreh Kollçaku.

Ajo përmendi edhe rastin kur punëtorët punojnë në institucione apo kompani si praktikantë dhe nuk paguhen, sipas saj, ndër ta janë edhe vetë gazetarët që punojnë nga 6 muaj si praktikantë pa asnjë pagesë dhe në fund nuk përfundojnë të punësuar.

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi tha se kushtet e këqija në punë dhe mos siguria e punëtorëve në punë është si rezultat i neglizhencës së Qeverisë ndaj këtij problemi.

“Shumë raste mbeten jopublike për shkak marrëveshjes së palëve të involvuara, kjo situatë është rezultat i mos interesimit të Qeverisë për trajtimin me prioritet për të drejtat e punëtorëve dhe papunësisë. Punëmarrësit në Kosovë ballafaqohen me cilën do formë të shkeljes së tyre , ka raste të eksploatimit të punëtorëve, diskriminimit, puna e stërzgjatur pas orarit të punës etj. Me këto probleme të Qeverisë, nuk mund të presim ndryshime në statistika të rasteve me fatalitet, e as avancim në të drejtët e punëtorëve”, u shpreh Bislimi, raporton EO.

 

Të ngjashme