Mbi 10 mijë aplikime nga jashtë për t’u regjistruar për zgjedhjet lokale

Prishtinë | 18 Gus 2021 | 12:53 | Nga Ekonomia Online

10 mijë e 638 aplikime jashtë vendit, janë bërë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, tha se afati për aplikim përfundon sot.

“Sipas të dhënave nga shërbimi votues, janë pranuar 10 mijë e 638 aplikime për regjistrim si votues jashtë Kosovës. Afati për këtë periudhë përfundon më 18 gusht. Pas përfundimit të kësaj periudhe do të kemi një raport të detajuar nga shërbimi votues se sa nga këta aplikues janë regjistruar suksesshëm si votues jashtë Kosovës dhe sa jo, pasi nuk kanë plotësuar kriteret ligjore”.

Elezi tha se aplikuesit që i kanë plotësuar kriteret ligjore, janë njoftuar se duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për votim jashtë vendit, është detyrë e KQZ-së që të përpilojë listën e votuesve jashtë Kosovës.

Të ngjashme