Me një orë vonesë, deputetët e Vetëvendosje arrijnë në seancë

Prishtinë | 09 Shk 2022 | 12:15 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me një orë vonesë, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë hyrë në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e energjisë elektrike, raporton Ekonomia Online.

Sipas shefes së Grupit Parlamentar të VV-së Mimoza Kusari-Lila, deputetët e VV-së nuk kanë marrë asnjë njoftim për të marrë pjesë në seancën e sotme ku po debatohet për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

“Të gjithë jemi të preokupuar sa i përket energjisë elektrike ku e din edhe këtë që nuk ofron zgjidhje por goditet qeveria nga opozita. Qeveria e shumicës u braktisën apo mbetën të vetmuar. Ne nuk ishim në seancë sepse nuk morëm njoftim për seancë. Ne jemi me qytetarët sepse edhe në propozimin e vet qeveria ofroi subvencionin për 100 milionë. Vendimet e gabuara në sektorin e energjisë e kanë sjellë në këtë situatë. VV-ja dhe gjithë qytetarët kanë shprehur brengën në emër të atyre që kanë përfituar prej luftës jo ata që kanë luftuar. Në vitin 2017 u hoqën tarifat. 41 për qind është rritur konsumi. Deri sot e kemi pasur vetëm një ngrohtore”, ka thënë ajo.

Të ngjashme