Michel bisedon në telefon me Kurtin: Mezi pres të punojmë së bashku për avancimin e dialogut

Prishtinë | 27 Pri 2021 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ka biseduar me kryeministrin Albin Kurti të cilit i ka thënë se mezi pret që të punojnë bashkë për të avancuar dialogun Kosovë-Serbi.

Michel ka shkruar në Twitter se e ka uruar Kurti për mandatin e fuqishëm që ka marrë për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë.

“Sapo bisedova me kryeministrin Albin Kurti dhe urova atë në mandatin e tij të fuqishëm për të forcuar sundimin e ligjit në Kosovë. Mezi po pres që të punojmë sëbashku për avancimin e dialogut Prishtinë-Beograd”, ka shkruar Michel.

Shefi i ekzekutivit kosovar, Albin Kurti sot do të udhëtojë në kryeqytetin evropian ku do të takohet me udhëheqësit e institucioneve kryesore evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme