Ministri Veliu mbajti takim me kryeshefat e agjencive të MPB-së

Prishtinë | 01 Kor 2020 | 17:36 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Agim Veliu, mbajti sot takim me kryeshefat e agjencive të MPB-së.

Temë kryesore e këtij takimi ishte informimi për pandeminë përfshirë vendimet dhe rishikimet e vendimeve në lidhje me virusin COVID-19.

Gjithashtu, u bisedua për planin e aprovuar legjislativ, obligimet e secilës agjenci në veçanti, projektet kapitale dhe përshpejtimin e procedurave.

Më tej, në këtë takim, u bë një raportim rreth strategjive dhe përfshirja e secilës agjenci në strategjitë e caktuara.

Në fund të këtij takimi, u bisedua lidhur me Organogramin e ri i MPB-së, rekomandimet e Auditorit të Përgjithshëm si dhe raportin me rekomandime nga Avokati i Popullit.

Të ngjashme