Ministrja Haradinaj – Stublla bisedoi me homologun nga Jordania

Prishtinë | 29 Kor 2020 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj – Stublla, të mërkurën, zhvilloi përmes telefonit një bisedë shumë përmbajtësore me Ministrin e Punëve të Jashtme të Jordanisë, Ayman Al Safadi.

Kryediplomatja e Kosovës tha se marrëdhëniet e shkëlqyeshme dylapëshe në mes të Kosovës dhe Jordanisë duhet të dinamizohen në bashkëpunim edhe më të thellë, në aspektin politik dhe ekonomik.

“E falënderova homologun Al Safadi për përkahjen e vazhdueshme që Jordania i ka dhënë Kosovës në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të shtetësisë sonë, si dhe për donacionin gjeneroz dhënë Kosovës, për të ndihmuar luftën anti-COVID-19”, tha Ministrja Haradinaj – Stublla.

Të ngjashme