Mogherini mbledh liderët partiakë

Prishtinë | 04 Mar 2017 | 12:27 | Nga

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka nisur takimin me të gjithë liderët e partive politike.

Në këtë takim janë të pranishëm kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai i LDK-së, Isa Mustafa, si dhe ai i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Në mungesë të liderit të AAK-së i pranishëm është Ardian Gjini ndërsa nga Nisma për Kosovën është Jakup Krasniqi.

Duket se Mogherini ka arritur të bëjë bashkë të gjithë, pasi i pranishëm në këtë takim është Slavko Simiq nga Lista Serbe.

Mogherini para këtij takimi ka mbajtur një konferencë për media ku ka bërë të qartë edhe njëherë se për Kosovën nuk do të ketë viza derisa nuk ratifikohet Demarkacioni me Malin e Zi.

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri më herët ka pasur takime të ndara me presidentin, Hashim Thaçi, kryeparlamentarin, Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Ajo pritet që rreth orës 12:00 të vizitojë edhe qytetin e Mitrovicës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme